FAZA INTENSIVE (faza e dyte) + PERDORIMI
Faza Intensive është faza e dytë e dietës Dimagra. Diferenca me fazën e parë është se kohëzgjatja referuar ditëve të përdorimit është 10, gjithashtu tek faza e dytë kemi të përfshirë edhe ushqimin e shëndetshëm, menu e përcaktuar në sasi nga dietologët e dietës Dimagra.
Qellimet e fazës Intensive janë :
- Reduktim I masës dhjamore
- Reduktim I lëngjeve të tepërta në trup
- Përmirësim dhe ruajtje e masës muskulare.
- Tonifikim I lëkurës.
- Përmirësim I elasticitetit dhe tonaliteti I lëkurës.
DIMAGRA INTENSIVE 10 DITË – FAZA 2
PËRMBAN:
3x Dimagra Protein , 1x Dimagra Xalifom , 1x Dimagra Dren
Faza përgatitore:
Një ditë para fillimit të dietës Diamgra Extra duhet të konsumohen ushqime lehtësisht të tretshme për organizmin, sic mund të jenë : sallatrat, perimet e pagatura ose të ziera dhe të pjekura pa shumë yndyrë, fruta dhe sa më tepër ujë.
Mëngjesi:
1 bustinë Dimagra Protein kakao të trëtur në një gotë ujë ose kos pa yndyrë + pas saj tresim 15 ml Dimagra Drennë 2 litra ujë dhe e konsumojmë gjatë gjithë ditës.
Paradreka:
1 orë para se të drekojmë tresim një bustinë Xalifom në një gotë me ujë.
Dreka:
Në drekë mund të konsumojmë një ndër llojet e mëposhtme të proteinave:
200 gr mish vici ose fileto pule,
250 gr peshk ose fruta deti,
2 vezë të ziera,
Të gjitha produktet e mësipërme shoqërohen me perime si brokoli, lulelakër, finok, sallatë jeshile, rukola.
Perime të pjekura ne furrë ose avull pa yndyrë ose mund të përdorni vajin MCT Oil 100% vaj I paster I nxjerrë nga bima e kokosit.
Kujdes!!
Për personat +1.70m porcionet e ushqimit shtohen me +50gr.
Paradarka:
1 orë para se të darkojmë, tresim në një gotë me ujë , 1 bustinë Xalifom.
Darka:
Për darkë tresim 2 bustina Dimagra Protein Red Fruit në një gotë me ujë ose kos pa yndyë.
Shoqërojini me 200 gr perime të pjekura në furrë ose të ziera si brokoli, lulelakër, finok, sallatë jeshile, rukola.
SHËNIM:
Konsumoni suplementet shumë ngadalë.
Konsumoni të paktën 2l ujë në ditë. Eleminoni pijet alkoolike, pijet me sheqer, pijet me gaz apo lëngjet e frutave.
Në rastet kur ndjeni uri midis vakteve, konsumoni një finok, ose një kastravec , ose një Bisk8 (cokollatë proteinike e linjës Dimagra).
Gjatë konsumimit të Dimagra Protein, nëse ju pëlqen të ndryshoni shijen e suplementit, mund të shtoni gjysëm filxhani kafe ose 1 lugë kakao.
Në rast kapslliku ose konstipacioni, konsumoni më tepër ujë dhe nëse është e nevojshme perdorni Vado shurup (1 lugë caji në mbrëmje para gjumit).
Mund të konsumoni maksimumi deri ne 2 kafe në ditë pa sheqer ose mund të përdorni sheqerin bimor Ezucchero (sheqer natyrali linjës Dimagra me zero kalori dhe 0 glicemi).
Suplementet që përdoren dhe funksioni
Suplementet që përdoren gjate fazës së parë të dietës Dimagra jane :
-
3 Dimagra Protein
Dimagra Protein ju lë hapsirë zgjedhje në bazë të shijeve tuaja,për adhuruesit e cokollatës , mund ta gjeni veten tek shija origjinale e kakaos dhe për fansat e zjarrtë të frutave të pyllit , Dimagra ju mundëson shijen origjinale te mjdrave, manaferrave të egra dhe manave viburnum.
Por cfarë është në vetvete Dimagra Protein?
Dimagra Protein është një integrator i zhvilluar nga Promo Pharma që favorizon humbjen e peshës, në të njejtën kohë me mbajtjen e indeve të muskujve. I karakterizuar nga një shije e këndshme frutash, Dimagra Protein përmban proteina të pastra të izoluara nga hirra, themelore për një kontribut të duhur të aminoacideve në sajë të vlerës së tyre të lartë biologjike dhe në një raport më të mirë të efikasitetit të proteinave.
Lisocomplex2 falë prezencës së aminoacideve të lira në brendësi të kompleksit rezulton i dobishem në stimulimin e lipolizes dhe sintezës së proteinave. Maltodekstrina e derivuar nga procesi i hidrolizës së amideve, garanton një furnizim të vazhdueshëm me energji, duke mbajtur konstant nivelin e sheqerit në gjak.
Formulimi i Dimagra protein kompletohet me Koenzimë Q10, antioksidant i fuqishëm për favorizimin e një metabolizmi energjitik ndërsa Zinku dhe vitamina B6 favorizojnë një metabolizëm korrekt proteinik.
1 kuti Dimagra protein përmban 10 bustina ku secila prej tyre ka 20 gr proteinë
-
1 Dimagra Dren
Dimagra Dren përmban
Si perdoret Dimagra Dren
-
1 Dimagra Xalifom
Xalifom Dimagra është një integrator i Promo Pharma me bazë vitamina dhe kripëra minerale. Përdorimi i Xaliform këshillohet në mënyrë specifike për ato që ndjekin trajtimin Dimagra ose një dietë hipokalorike, për të marrë nutrientët e nevojshëm për mirëqënien e organizmit.
Xaliform përmban kripëra minerale, oligoelemente dhe vitamina antioksidante (A, C, E).